Globus Travel - Holiday in Albania and World

 Pakete Turistike: Shkoder-Montenegro                           

 Podgorice-Cetine-Virpazar(1nate&2 dite)

 Dita e pare

Ora 06:00 nisja nga Shkodra per ne piken kufitare Hani i Hotit-Bozhe.

Formalitetet ne kufirin shqiptar dhe ne ate malazez.Nisja nga Shkodra per ne kryeqytetin e Malit te Zi “Podgorice”(qytet me popullsine me te madhe ne Mal te Zi rreth 160.000 banore,i quajtur me perpara Titograd ose qyteti i Titos(udheheqesi i 6-te republikave te Jugosllavise nga viti 1945-1992).Podgorica ne vitin 1945 u be qender ekonomike,politike,administrative, kulturore,arsimore e Malit Te zi.

Vizite ne qytetin e Podgorices.Vizite tek lumi Moraca,ura Vezirov,dhe tek “Clock Tower ose “Sahat Kula”e cila daton qe ne shek.e 13-te.

11:30-12 Nisja nga Podgorica per ne Cetine(ish kryeqyteti i Malit TeZi,i titulluar qe ne vitin 1485 nga Dinastia Crnovic, nga vete sunduesi i asaj kohe Ivan Crnovic.Keshtu Cetina mbeti kryeqytet deri ne vitin 1946 kur erdhi ne fuqi Republika Federale Socialiste me ne krye Titon.

Cetina eshte qytet i pasur me objekte kulturore dhe historike te nje rendesie te vecante,si kisha,muzeume manastire.Ajo quhet ndryshe edhe qyteti shekullor dhe shpirteror i Malazezeve.

Vizite tek Muzeumi i “Krajl Nikolles”.Njohje me historikun e muzeumit.

Dreka fakultative ne ambjentet e mrekullueshme te Cetines.

Nisja nga “Cetina”per ne “Virpazar” ku edhe do te behet akomodimi ne hotel.Hoteli ndodhet buze liqenit te Shkodres ne nje ambient piktoresk.

Darka ne ambientet e hotelit.Pas darke kohe e lire per kafe ne nje nga baret e Virpazarit.

Dita e dyte.Mengjezi ne hotel.Nisja nga Virpazari per ne Vranine per te vizituar kullen e “Oso Kukes”.Njohje me historikun e saj.Kthimi nga Vranina per ne Shqiperi.Rruges mund te ndalohet sipas deshires se grupit per te pire kafe,buze liqenit te Shkodres.Mberritja ne kufirin Malazez.Formalitetet ne kufi.Nisja per ne Shkoder.

Cmimi:

Ne kete cmim perfshihet: Hoteli me mengjez dhe darke,transporti ne dispozicion,si dhe guida.

 

  Guide Turistike: 2nete & 3 dite Shkoder- (Tivar)-Montenegro

Dita e pare

Nisja nga Shkodra ne ora 07:00.Formalitetet ne kufirin shqiptar dhe malazez.Nisja per ne Montenegro.(Shtet i vogel me 650mije banore,kryeqytet Podgorica).I rrethuar me detin e tejdukshem,i ndricuar me diellin mesdhetar,Mali i Zi eshte nje nga oazat e fundit evropiane ne te cilen mund te iket nga temoja nxituese e civilizimit,duke pushuar ne zhurmen e valeve,kengen e bulkthit dhe eren e kendshme te natyres. Mberritja ne qytetin e Tivarit(qyteti me ne jug i Malit te Zi,qytet bregdetar,portual dhe historik.Nisja nga Tivari per ne Budva.

(Metropoli i turizmit malazez.Aty mund te shijoni te gjitha llojet e muzikes,te teatrove,te anijeve skenike,modes,glamures,restoranteve,dhe e gjithe kjo zgjat deri ne oret e mengjezit.)Vizite ne qytetin e vjeter te Budves.Dreka fakultative

Akomodim ne hotel ne Budva.Darka ne hotel.

Dita e dyte

Mengjezi ne hotel. Nisja nga Budva per ne qytetin e vjeter dhe antik te Kotorrit(sic eshte quajtur ndyshe “qyteti me tri dyer”te cilat mbajne brenda katedralet , kishat romane dhe gotike,pallatet e vjetra me fasada komode,rruget me pllaka guri,,jane pjese e trashegimise kulturore botrore nen mbrojtjen eUNESKO-s.Ketu zhvillohet nje numer i madh festivalesh,procesionesh fetare dhe civile,dhe karnevali me i bukur dhe me solemn nga te gjithe).

Nisja nga Kotorri per ne Perast(nje qytet me nje histori shume interesante ne varesi te kohes vizite ne ishullin “e “Gruas prej shkembi”(i njohur per historine e tij shume atraktive).

Nisja nga Perasti per ne Hercegnov-Igallo.Rruges shijojme bukurine e bokave te Kotorrit(Fjordet me te bukura ne mesdhe si dhe vendi ku fshihte anijet e veta Teuta ilire)Kalim per ne Risan(vendi ku thuhet se gjendet varri i Teutes).Mberritja ne Hercegnovi(vendi i diellit dhe i luleve,vendi i pushimeve te Indira Gandit,si dhe vendi ku gjendet spitali me i famshem ne Europen Lindore per fizioterapi si dhe per te gjithe problemet reumatizmale)Vizite ne kete qytet dhe njohje me historikun e ketij qyteti.

Dreka facultative ne Igalo.Kthim nga Igalo per ne Budva. Akomodim ne hotel..Kohe e lire per kafe ne barin e hotelit.Darka ne ambientet e hotelit.Pas darke zbavitje sipas deshires se grupit.

Dita e trete

Mengjezi ne ambientet e hotelit.Nisja nga Budva per ne “Shen Stefan”(Destinacioni me atraktiv ne te gjithe bregdetin adriatik,I vetmi qytet-hotel ne bote,verorja ekskluzive e njohur dhe e pranuar ne te gjithe boten).Vizite ne “Shen Stefan”.Nisja nga ‘Shen Stefani per ne Petrovac Sutumore,Tivar.Shooping ne qytetin e Tivarit.Nisja nga Tivari per ne Ulqin.Vizite ne qytetin e Ulqinit.Dreka facultative ne Ulqin, duke gjetur nje ambient te kendshem dhe te rehatshem me gatime shqiptare dhe me cmime te arsyeshme.Nisja nga Ulqini per ne Shqiperi.

 

Cmimi:75 Euro

Ne kete cmim perfshihet:Hoteli me mengjez dhe darke.Transporti ne dispozicion,guida profesionale, si dhe sherbimet e agjensise.

Nuk Perfshihen:drekat,pijet hyrja ne muzeume dhe shetitjet me varke.

 

 

Contact

Globus - Travel Agentur

glob.us@live.com

Lagja: Kongresi i Permetit,
Rruga: Oso Kuka
(Prane Radio Shkodra)
Shkodër - ALBANIA

+355-(0)69 23 35 158,
+355-(0)69 25 21 043

Search site

LANGUAGES

- coming soon

 

GLOBUS Travel - Shkoder (Albania) © 2006 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode

Free counter and web stats