Globus Travel - Holiday in Albania and World

Kosova

Udhetim Turistik:     2 nete & 3 dite     Shqiperi- Kosove

Dita e pare:

Nisja ne mengjez heret nga Tirana per ne Kosove.Pak historik per Kosoven(shtet shqiptar ,pavaresia e te cilit u fitua ne vitin 2008.Vend i kufizuar ne veri dhe ne lindje me Serbine,ne veriperendim me Montenegron,ne perendim me Shqiperine dhe ne jug me Maqedonine. Popullsia:2.126,708 banore.Qyteti kapital:Prishtina.Qytete te tjera te medha jane:Prizreni,Peja,Mitrovica.Monedha:Euro.Gjuhet qe fliten:Shqip,Serbisht,gjuha boshnjake dhe turqisht.Besimi fetar:Mysliman,katolik dhe ortodoks.Kosova eshte shtet i pasur me burime natyrore si:Nikel,Plumb,Ar,Zink,Magnez,Krom Baker,Qymyr.Kosova duke qene toke e sheshte favorizon edhe zhvillimin e bujqesie.

Procedurat ne piken kufitare Morine.Qyteti i pare qe perballemi eshte Prizreni.(Qytet me 110.000 banore .I shquar per shkollat aq cilesore,per fotografet e njohur,per institutete shumta kulturore ,per ansamblin e kenges qytetare,per nje numer te madh piktoresh e skulptoresh qe i japin Prizrenit emrin “Qytet i Kultures”

Vizite tek shtepia e “Lidhjes se Prizrenit”.Njohje me historikun e saj.Dreka fakultative.

 

Alternativa e pare:

Nese akomodohemi ne Gjakove.Njohje me historikun e Gjakoves(qytet i vjeter me histori shume te pasur.Vend i burimit te intelektualeve te shquar,si dhe vend ku kultivohet vreshtaria).Darka fakultative.Zbavitje sipas deshires se grupit ne pub ose disco.

 

Dita e dyte:

Mengjezi ne hotel..Nisja per ne Prishtine.Dreka fakultative .Vizite ne disa pika kulturore dhe historike te Prishtines,si dhe vizite tek “Shpella e Gadimes”.Mbasdite kthim ne hotel ne Gjakove.

 

Dita e trete:

Mengjezi ne hotel.Njohje me historikun e Gjakoves. Vizite tek “Qarshia e Madhe”(qyteti i vjeter i Gjakoves i teri ne gur)si dhe vizite tek Xhamia e vjeter e qytetit.Nisja nga Gjakova

Per ne Shqiperi.Rruges ndalesa per pushime te shkurtra ose per kafe.Dreka ne Prizren.Kthimi ne Shqiperi.

 

Alternativa e dyte:

Nese flejme ne Prishtine nisemi nga Prizreni direkt ne Prishtine.(Kryeqytet i Kosoves me 400.000 banore.Gjurmet e banimit ne Prishtine i gjejme qe ne parahistori,pastaj ne epoken e bronxit e deri tek etnokultura dardane.Gjate sundimit Osman qyteti merr rendesi te madhe tregtare.Nga popujt e rajonit te ballkanit eshte quajtur ndryshe si qyteti i tregut te arit.Qyteti shtrihet buze rrafshnaltes se plleshme rreze maleve te argjendta.

Akomodimi ne hotel ne Prishtine.Darka Fakultative.Zbavitje ne pube e disko.

Dita e dyte:

Mengjezi ne hotel.Njohje me historikun e Prishtines.Vizite ne disa pika turistike si:Monumenti Skenderbeu”Teatri Kombetar si dhe tek “shpella e Gadimes”23km nga Prishtina,e pasur me stalaktite dhe stalakmite e njohur ne Ballkan dhe Europe per rendesine e saj.Nisja per ne Gjakove.Vizite ne disa pika turistike te Gjakoves si: Bash Qarshia(pazari i vjeter) si dhe tek xhamia me e vjeter ne Gjakove.Dreka Fakultative.Kthimi nga Gjakova ne Prishtine Darka fakultative.Argetim ne pube disco.

Dita e trete:

Mengjezi ne hotel.Nisja nga Prishtina per ne Shqiperi.Rruges ndalese ne qytetin e Prizrenit

(Qytet me 110.000 banore .I shquar per shkollat aq cilesore,per fotografet e njohur,per institutete shumta kulturore ,per ansamblin e kenges qytetare,per nje numer te madh piktoresh e skulptoresh qe i japin Prizrenit emrin “Qytet i Kultures”)

Vizite tek shtepia e “Lidhjes se Prizrenit”.Njohje me historikun e saj.Dreka fakultative.

Formalitetet ne kufi.Kthim ne Shqiperi.

 

Cmimi: 65 Euro

Ne kete cmim perfshihet:Hoteli me mengjez.Transporti ne dispozicion me standarte bashkekohore

Guida profesionale si dhe te gjitha sherbimet e agjensise.

Nuk Perfshihen:Drekat,darkat,pijet,vizitat ne vende me pagese,dhe cdo gje qe nuk eshte shkruar ne rubriken perfshihet.

GLOBUS Travel - Shkoder (Albania) © 2006 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode

Free counter and web stats